Këto janë pasaportat më të “forta” në botë

schedule21:42 - 15 Janar, 2023

schedule 21:42 - 15 Janar, 2023

Një treshe pasaportash aziatike u ofrojnë mbajtësve të tyre liri më të madhe të udhëtimit në botë se ato të çdo vendi tjetër, sipas një raporti të ri tremujor të publikuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin global me qendër në Londër, Henley & Partners.

Qytetarët japonezë gëzojnë akses pa viza ose me viza sipas kërkesës në një rekord prej 193 destinacionesh në mbarë botën, pak para Singaporit dhe Koresë së Jugut, qytetarët e të cilëve mund të vizitojnë lirisht 192 vende.

Dhe tani që Azia-Paqësori po hapet pas Covid-it, qytetarët e saj kanë më shumë gjasa ta përdorin përsëri atë liri udhëtimi.

Udhëtimi global tani është në rreth 75% të niveleve para pandemisë, sipas publikimit të fundit nga Henley Passport Index , i cili bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).Dhe një numër i madh vendesh evropiane qëndrojnë pranë majës së renditjes.

Shtetasit gjerman dhe spanjoll mund të udhëtojnë pa viza në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.

Më pas janë Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia të gjitha në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 7, krahas Belgjikës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Republikës Çeke.

Pasaportat më të mira në vitin 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley

Japoni (193 destinacione)

Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)

Gjermani, Spanjë (190 destinacione)

Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)

Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)

Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)

Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke (186 destinacione)

Australi, Kanada, Greqi, Maltë (185 destinacione)

Hungari, Poloni (184 destinacione)

Lituani, Sllovaki (183 destinacione)

Pasaportat më të këqija në 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley

Disa vende anembanë botës kanë akses pa viza ose viza në momentin e mbërritjes në 40 ose më pak vende. Kjo perfshin:

  1. Koreja e Veriut (40 destinacione)
  2. Nepal, territori palestinez (38 destinacione
  3. Somali (35 destinacione)
  4. Jemeni (34 destinacione)
  5. Pakistan (32 destinacione)
  6. Siri (30 destinacione)
  7. Irak (29 destinacione)
  8. Afganistan (27 destinacione)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!