Këto janë gabimet që nuk duhet të bëni nëse keni lëkurë të yndyrshme

schedule09:24 - 20 Shkurt, 2022

schedule 09:24 - 20 Shkurt, 2022

Ekspertët kanë theksuar vazhdimisht se produktet e kujdesit ndaj lëkurës duhen zgjedhur në bazë të tipologjisë së saj. Pavarësisht llojit, shpesh bëjmë gabime që dëmtojnë më shumë lëkurën. Kur bëhet fjalë për lëkurat e yndyrshme, gabimi më i zakonshëm është zgjedhja e një produkti që nuk është i përshtatshëm për llojin tuaj.

Është më mirë të zgjidhni një fondatinë me efekt mat. Tekstura mat nuk do të thotë që lëkura juaj do të duket e thatë, pasi vaji i prodhuar nga fytyra do t’ju japë shkëlqimin që nevojitet. Gjithashtu, ekspertët sugjerojnë produkte të lëngëta ose pluhur, të cilat janë me mbulim mesatar, sepse përmbajnë më pak përbërës yndyrorë se sa kremoz.

Gabimi i dytë  është se ju nuk e hidratoni lëkurën tuaj. Edhe njëherë, duke përdorur produkte të përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës, ju po i jepni fytyrës përbërësit që i nevojiten. Mos harroni se kur siguroni hidratim, fytyra duket më bukur. Kombinimi i hidratimit të mirë dhe bazës që plotësojnë llojin e lëkurës është “aleati” më i mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!