Këto janë 5 llojet themelore të personalitetit, cilin keni ju?

schedule18:49 - 16 Shtator, 2022

schedule 18:49 - 16 Shtator, 2022

Introvert, social, i besueshëm, i pasigurt, ëto janë vetëm disa nga tiparet që mund të jenë pjesë e personalitetit tonë. Psikologët arrijnë në përfundimin se ekzistojnë 5 kategori themelore të personalitetit që janë emërtuar 5 të mëdhenjtë.

Analiza e 5 llojeve më poshtë do t’ju japë një shije të personalitetit tuaj dhe karakteristikave të tij. Duke mësuar se cilit i përkisni, ju mund të zhvilloni veten, të përmirësoni marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe të kuptoni më mirë mënyrën se si ndërveproni.

Pra, 5 llojet bazë të personalitetit, sipas psikologëve, janë:

Perceptim i hapur

Mendja e hapur ka të bëjë më shumë me mprehtësinë dhe imagjinatën, ndërsa njerëzit me këtë lloj personaliteti janë kurioz për gjithçka rreth tyre dhe u pëlqen të eksplorojnë botën dhe të mësojnë gjëra të reja. Ata kanë shumë interesa dhe duan të jetojnë vazhdimisht përvoja të reja. Ata kanë një shpirt aventuresk dhe kreativiteti është sinonim i tyre.

Pranueshmëria

Mirësia, besimi, butësia, altruizmi. Personat me këtë lloj personaliteti janë socialë, karakterizohen nga një shpirt bashkëpunues por ka edhe një anë të padukshme të tyre që është mjaft konkurruese dhe kërkon vëmendje.

Ndërgjegjia

Personat me këtë lloj personaliteti fokusohen në detaje, janë më të organizuar dhe nuk veprojnë në mënyrë impulsive. Ata kanë një mënyrë të menduari dhe qëllime të larta, ndërsa janë shumë të interesuar se si sjellja e tyre mund të ndikojë tek të tjerët, kështu që ata janë shumë të kujdesshëm se si sillen. Ata e kanë jetën e tyre të organizuar në kuti dhe nuk u pëlqen të dalin nga programi i tyre.

Ekstroversioni

Ekstroversioni do të thotë që personat me këtë lloj personaliteti janë të shoqërueshëm, plot entuziazëm dhe pasion për jetën dhe emocionet marrin drejtimin në jetën e tyre të përditshme. Kanë shumë entuziazëm dhe i pëlqejnë përvojat e reja, ndërsa personat me ekstroversion të ulët janë më të rezervuar dhe kërkojnë momente vetmie larg vëmendjes.

Neuroticizmi

Neurotizmi ka të bëjë me ndryshime të mprehta në psikologji, paqëndrueshmëri emocionale dhe melankoli të thellë. Personat me këtë lloj personaliteti karakterizohen nga nervozizëm dhe ulje-ngritje psikologjike, ndërsa ata që nuk kanë nivele të larta të neurotizmit, kanë emocione më të qëndrueshme dhe psikologji më të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!