Këto ishuj rihapen vetëm për turistët që kanë kaluar Covid-19

schedule12:46 - 29 Gusht, 2020

schedule 12:46 - 29 Gusht, 2020

Arkipelagu i ishujve Fernando de Noronha, pranë brigjeve të Brazilit është një nga destinacionet më të bukura kudo në botë. Por, pandemia e Covid-19 ashtu sikurse të gjithë industrinë e turizmit ka prekur edhe De Noronha-n.

Sipas CNN, autoritetet kanë marrë vendimin që të hapin plazhet e ishujve për turistët, por vetëm për ata që tregojnë se kanë kaluar Covid-19. Udhëtarët do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e këtyre ishujve duke filluar nga java e ardhshme, pasi të kenë paraqitur testin PCR, ose atë serologjik, shkruan abcnews.al.

“Për të zbritur në arkipelag, turisti do të duhet të paraqesë rezultatin e një testi PCR pozitiv që është kryer të paktën 20 ditët e fundit ose rezultatin e testit serologjik që tregon praninë e antitrupave kundër Covid“, tha administratori Guilherme Rocha.

Fernando de Noronha, një grup prej 21 ishujsh është mbyllur për turistët që nga mesi i marsit për shkak të pandemisë. Më 31 korrik, ajo u rihap vetëm për njerëzit që kanë vendbanimet në zonë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!