Këto hapa do ta bëjnë kremin kundër plakjes më efektiv

schedule21:24 - 2 Nëntor, 2021

schedule 21:24 - 2 Nëntor, 2021

Sado i mirë dhe i shtrenjtë të jetë kremi kundër plakjes, rezultati nuk do të jetë ai që doni nëse nuk tregoni kujdesin e duhur. Në mënyrë që lëkura të thithë plotësisht produktin e aplikuar, duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.

Bëni një pastrim të dyfishtë

Kjo do ta çlirojë sebumin e bllokuar dhe ndotësit nga poret.

Eksfoloni me një produkt që shpëlahet me ujë

Qëllimi është që të largoni sa më shumë qeliza të vdekura dhe ta bëni sipërfaqen e lëkurës sa më të lëmuar.

Aplikoni një maskë me argjilë ose karbon aktiv

Këta përbërës aktiv do të pastrojnë dhe dezinfektojnë thellësisht poret. Më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Mos harroni tonifikimin

Aplikoni një locion tonifikues që do ta përgatisë lëkurën dhe do të rregullojë pH-në e saj.

Koha për kremin kundër plakjes

Pasi keni ndjekur këto hapa, është koha për të aplikuar kremin kundër plakjes. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë me lëvizje masazhi lart nga qendra e fytyrës deri në kontur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!