Këto 8 gjëra që çdo baba duhet t’ia mësojë djalit të tij

schedule12:16 - 30 Mars, 2021

schedule 12:16 - 30 Mars, 2021

Edhe pse disa mendojnë se nënat luajnë rolin më të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, ka gjëra që vetëm babai mund t’i bëjë më mirë. Sidomos kur bëhet fjalë për djemtë. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë disa gjëra që çdo baba duhet t’ia mësojë djalit të tij.

1. Shpjegojini sa e rëndësishëm është të dijë të fitojë dhe të humbë

Përmes lojërave fëmija ka mundësi të kuptojë sesa shumë përpjekje duhen për të shijuar ndjesinë e fitores. Për babanë, lojëra të tilla duhet të shërbejnë për t’i shpjeguar djalit edhe për humbjet e pashmangshme. Në këtë rast, duhet të ngrihesh dhe të vazhdosh, nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

2. Mësojini sjelljen e duhur me gratë dhe vajzat

Një nënë nuk është në gjendje t’i shpjegojë djalit sesi duhet trajtuar një vajzë apo grua. Vetëm babai do ta bëjë më mirë këtë përmes shembullit të tij. Është e rëndësishme t’u mësoni djemve sesi të jenë të sjellshëm me gratë e njohura dhe të panjohura.

3. Bëni një bisedë si burri me burrin për marrëdhëniet

Kjo pikë rrjedh nga ajo që thamë më sipër. Lëreni djalin tuaj të mësojë për këtë ndjenjë të plotfuqishme nga bisedat mashkullore kur të vijë koha. Për adoleshentët, do të jetë një dhuratë e vlefshme nëse babai i tregon për dashurinë e tij të parë, takimet e para dhe sesi ai nuk duhet të nxitohet sepse është më mirë të presësh vajzën e duhur që do të krijojë një shkëndijë në shpirtin e tij. Biseda të tilla do të jenë jashtëzakonisht të dobishme për besimin e ndërsjellët, informon abcnews.al.

4. Mësojini atij si të luftojë

Një baba mund ta mësojë siç duhet djalin e tij të jetë i fortë dhe i vendosur, të qëndrojë për veten e tij dhe të luftojë për atë që është e drejtë. Ai mund të mësojë atë se kur duhet të veprojë dhe kur të mos u kushtojë vëmendje provokimeve.

5. Ndihmojeni të gjejë pikëpamjen e tij për botën

Nuk keni nevojë të bëni asgjë specifike, vetëm të flisni me të herë pas here. Fëmija duhet të kuptojë që ka mbështetjen e të dy prindërve, qasjet e të cilëve mund të jenë të ndryshme. Kur bëhet fjalë për edukimin prindërit duhet të jenë në të njëjtin krah. Por përsa i përket pikëpamjes për botën, filozofia e tyre mund të jetë ndryshe. Kjo është shumë normale. Me ndihmën e babait, fëmija do të shohë se ka disa këndvështrime për të njëjtat fenomene, duke mësuar të analizojë dhe të formojë pikëpamjen e tij për gjërat, informon abcnews.al.

6. Pasuroni eksperiencën e fëmijës me ndjesi të reja

Gjithçka fillon që kur djali është bebe. Megjithatë, 6 muajsh, fëmija arrin të dallojë ndryshimet mes shfaqjes së dashurisë mashkullore dhe femërore. Ndryshe nga nënat që i përkëdhelin me dashuri, baballarët preferojnë të bëjnë lojëra aktive me një karakter mashkullor, siç janë hedhja në ajër ose rrotullimi. Nënat zakonisht këto skena i shohim si tmerruese, por fëmija po merr një bollëk të ndjesive vizuale, dëgjimore dhe prekëse. Gjithashtu po merr një eksperiencë të re në lidhje me vendndodhjen e tyre hapësinore.

7. Tregojuni truket mashkullore

Disa gjëra që burrat bëjnë duken si magji për shumicën e grave, si për shembull, ndezja e një zjarri apo riparimi i makinës. Edhe pse fëmija juaj mund të ketë lindur në metropol, ai e ka të lindur aftësinë për të ndezur zjarr apo të paktën të ndezë një skarë. Këto aftësi u shtojnë pikë për të ardhmen, informon abcnews.al.

8. Ndihmojeni atë të bëjë punë shtëpie

Mësojeni fëmijën të lidhë vetë kravatën, të hekurosë vetë këmishat. Edhe pse përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjeni në internet, është më mirë të mësohen nga babai i tij. Dhe po përsëri, është babai ai që duhet t’i mësojë djalit të tij të gatuaj. Të paktën, aq sa të mos vdesë nga uria./e.b-abcnews.al