Këto 7 detaje të pamjes së jashtme, zbulojnë shumë për personalitetin tuaj!

schedule20:09 - 24 Nëntor, 2020

schedule 20:09 - 24 Nëntor, 2020

Shkencëtarët kanë zbuluar se për të krijuar një përshtypje të parë, nëse dikush është i besueshëm apo jo, duhen jo më shumë se 100 milisekonda. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë statusin e tyre shoqëror, inteligjencën dhe sa të suksesshëm janë. Si është e mundur kjo? Abcnews.al më poshtë do ju tregojë se kush janë ato detaje që nxjerrin në pah karakterin dhe personalitetin tuaj.

  1. Kërthiza juaj tregon aftësitë tuaja në sport

Sa më lartë të jetë kërthiza aq më i mirë mund të jeni në vrap. Nëse kërthiza juaj është poshtë, ju mund të jeni një notar i shkëlqyer. Kjo lidhet me qendrën e gravitetit; vrapuesit e njohur kanë një qendër më të lartë graviteti sesa njerëzit e zakonshëm.

  1. Skuqja e fytyrës

Njerëzit që skuqen lehtë, nuk e pëlqejnë aspak këtë tipar. Sidoqoftë, skuqja e tyre përcjell emocione pozitive te njerëzit përreth. Skuqja është e pamundur të imitohet dhe tregon se jeni të sinqertë, të ndrojtur, jo të sigurt ose të vënë në siklet. Njerëzit u besojnë më shumë atyre që skuqen sesa atyre që nuk skuqen.

  1. Pëlqimi i të ëmblave tregon shumë për personalitetin e një personi

Të jesh adhurues i ushqimeve të ëmbla nuk është aq keq sa duket. Sigurisht, dhëmbët dhe forma e trupit tuaj mund ta pësojnë keq, por njerëzit përreth jush do t’ju duan. Njerëzit mendojnë se ata që duan ushqime të ëmbla janë të lezetshëm, miqësorë dhe të sinqertë.

  1. Këpucët tregojnë gjendjen tuaj emocionale

Sipas psikologëve, këpucët tregojnë shumë për personalitetin tuaj. Njerëzit e shqetësuar, i duan këpucët e ngushta. Këpucët e tyre janë zakonisht të reja dhe duken perfekte. Ata shqetësohen për mënyrën sesi duken dhe çfarë mendojnë të tjerët për ta. Ndërsa këpucët praktike nënkuptojnë që një person është i pëlqyeshëm. Ata ndihen rehat me atlete, qofshin të vjetra apo të palara. Komoditeti është gjëja më e rëndësishme për ta.

  1. Depresioni pas lindjes mund të duket te gjuha e trupit e nënës

Sipas ekspertëve, disa nëna nuk duan të pranojnë sesa janë të lodhura në të vërtetë. Por, psikologët e kanë gjetur mënyrën për të dalluar stresin dhe depresionin te një nënë e re. Ato duken nga mënyra sesi mbajnë foshnjat. Nëse e mbajnë foshnjën me dorë të djathtë, janë të ndjeshme ndaj stresit dhe po kalojnë depresionin e paslindjes. Dhe anasjelltas, nënat që mbajnë foshnjat e tyre me dorën e majtë, janë më të qëndrueshme emocionalisht.

  1. Mënyra si hani, lidhet me temperamentin tuaj

Mënyra si hani është një tjetër tregues i personalitetit tuaj.

Hani ngadalë: Jeni njeri i qetë dhe ju pëlqen të merrni kohën tuaj për të shijuar momentin.

Hani shpejt: Jeni njeri që bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe të gjitha punët i mbyllni në afat. Prireni të jeni gjithmonë konkurrues.

Zgjidhni ushqimin që hani: Jeni njeri që ju pëlqen të qëndroni në zonën e rehatisë, duke mos rrezikuar. Kjo ndodh nga frika e dështimit.

Hani vetëm: Jeni njeri që pëlqeni përsosmërinë.

  1. Kafshimi e thonjëve është shenjë perfeksioni

Kafshimi thonjve ose tundja e këmbës  janë zakone të këqija që tregojnë nervozizëm. Por shkencëtarët modernë thonë se këto zakone janë shenja të perfeksionizmit. Perfeksionistët duan të kafshojnë thonjtë e tyre, jo sepse janë të shqetësuar, por sepse shqetësohen se nuk janë të zënë me diçka. Këta njerëz mendojnë se çdo minutë e jetës së tyre duhet të jetë e dobishme./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!