Këto 6 të meta i bëjnë njerëzit më tërheqës

schedule11:09 - 10 Mars, 2021

schedule 11:09 - 10 Mars, 2021

Ne priremi të jemi të pasigurt për të metat tonë, të cilat në të vërtetë na bëjnë më tërheqës për të tjerët. Edhe studimet kanë treguar se të pranosh të metat është një nga mënyrat më të mira për të dashur veten dhe ato na bëjnë më tërheqëse. Abcnews.al do të ndajë me ju disa nga të metat që na bëjnë më tërheqës te të tjerët.

1. Fiksoheni shpejt me gjërat

Është shumë mirë të duash diçka shumë, por kur të kushton shëndetin dhe marrëdhëniet, atëherë është problem. Kur jeni të fiksuar pas diçkaje ju besoni me gjithë zemër. Njerëzit obsesivë e dinë që nëse vendosin për diçka në mendjen e tyre, ata do ta bëjnë të ndodhë në çdo mënyrë.

2. Keni tendencë të shkëmbeni shumë gjërat

Mund të jetë problem kur zbuloni informacione te njerëz të gabuar apo në moment të gabuar. Por nëse po ndërtoni një marrëdhënie të re dhe po thelloni lidhje me njerëzit, nuk ka pse të jetë një gjë e keqe. Sipas një teorie, për të zhvilluar afërsinë dhe intimitetin, ndarja e informacionit tuaj personal gradualisht funksionon si një gjë joshëse.

3. Vareni nga njerëzit që t’ju mbështesin në qëllimet tuaja

Është mirë të jesh shoku më i mirë i vetvetes. Por ajo që është akoma më mirë është të kesh dikë në të cilin mund të mbështetesh. Njerëzit zakonisht nuk kërkojnë ndihmë sepse kanë frikë se kjo do t’i bëjë ata të duken të dobët, por pak e dinë se kërkimi i ndihmës është një shenjë e forcës absolute. Mos supozoni se ata do të bëjnë gjithçka për ju, por mjafton t’ju japin mbështetjen që ju nevojitet.

4. Keni qejf thashethemet

Disa lloje thashethemesh mund të jenë të dëmshëm, por studimet thonë krejt të kundërtën. Disa lloje thashethemesh janë të prirura për të shpëtuar njerëzit nga dëmtimi duke i paralajmëruar ata për njerëz të këqij ose situata të këqija. Thashethemet mund të duken të pavlefshme, por mund t’ju vijnë në ndihmë duke mos ju bërë viktima të shfrytëzuesve të mundshëm.

5. Keni prioritet veten tuaj

Ndonjëherë nuk ju pëlqen të takoni njerëz, të bëni punë të caktuara apo të zhvendoseni në një qytet të ri, sepse ju keni prioritet veten. Gjëja më e mirë që mund të keni ndonjëherë është koha dhe jo paratë tuaja. Jini egoistë dhe të pamëshirshëm nëse dikush nuk është i denjë për kohën dhe energjinë tuaj. Ju nuk mund t’i kënaqni të gjithë, ju jeni një njeri.

6. I merrni gjërat me ngadalë

Njerëzit gjithmonë nxitojnë për të përfunduar gjërat, ndërkohë ju mund të jeni një njeri që i merrni gjërat shtruar. Ju kaloni kohën që ju nevojitet me njerëz, bëni një sasi të caktuar pune dhe punoni në mënyrën më të mirë për të arritur qëllimet tuaja. Ju i jepni përparësi cilësisë dhe jo sasisë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!