Këto 3 pyetje zbulojnë se si e shihni veten dhe të tjerët

schedule09:01 - 25 Janar, 2023

schedule 09:01 - 25 Janar, 2023

Testet psikologjike mund të na japin një pasqyrë shumë të mirë të personalitetit tonë, por edhe të mënyrës se si përballemi me situata të ndryshme në jetën tonë. Psikologë të shquar kanë identifikuar disa nga testet më efektive të personalitetit dhe i ndajnë ato me ne.

Më poshtë u ngarkua në Tik Tok nga @keilatiptok , tashmë është virale dhe është një nga më të dobishmet pasi përmes tre pyetjeve që duhet të përgjigjeni, zbulon se si e shihni veten dhe të tjerët.

@keilatiptok That took a turn ? #bongolabongochachacha #chachacha #homealone #FindYourCore ♬ Bongo cha-cha-cha – Remastered – Caterina Valente

Pra 3 pyetjet janë:

  1. Cila është ngjyra juaj e preferuar dhe pse?

Përgjigja juaj këtu duhet të shoqërohet me dy mbiemra që do të karakterizojnë ngjyrën që ju e konsideroni të preferuar, në mënyrë që të shpjegoni edhe pse ju pëlqen. Keila në video, thotë se ngjyra e saj e preferuar është e verdha sepse është “e gjallë dhe pozitive”.

  1. Cila është kafsha juaj e preferuar dhe pse?

Dhe në këtë pyetje duhet të shpjegoni arsyen që keni veçuar kafshën tuaj të preferuar. Përsëri duhet ta cilësoni me dy mbiemra. Keila i konsideron pinguinët kafshën e saj të preferuar, sepse ata janë “të përkushtuar dhe të besueshëm”.

  1. Cili është elementi juaj i preferuar në natyrë dhe pse?

Çfarë ju tërheq më shumë nga natyra? Keila, për shembull, veçon qiellin, veçanërisht për perëndimin e diellit, duke e përshkruar atë si misterioz dhe paqësor.

Çfarë kuptimi kanë përgjigjet tuaja?

Koha për të zbuluar saktësisht se çfarë do të thotë çdo përgjigje dhe përshkrim që keni dhënë!

Ngjyra juaj e preferuar

Dy mbiemrat që keni zgjedhur për të përshkruar ngjyrën tuaj të preferuar tregojnë se si ju shohin të tjerët.

Kafsha juaj e preferuar

Përshkrimi që keni dhënë këtu zbulon se çfarë kërkoni në mënyrë të pandërgjegjshme tek partneri juaj.

Elementi juaj i preferuar në natyrë

Elementi që veçon nga natyra zbulon se si e percepton fuqinë më të lartë në të cilën beson, që mund të jetë Zoti, universi ose thjesht vetja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!