Këtë vit tendenca më e mirë e këpucëve është tabani i trashë

schedule18:25 - 12 Tetor, 2022

schedule 18:25 - 12 Tetor, 2022

Tashmë është zyrtare! Këtë dimër, është koha për të përqafuar versionin më ekstravagant të vetes, pasi tendenca më e mirë e këpucëve është tabani i trashë. Këpucë me platformë, me elementë dekorativë apo këpucë të mëdha tërësisht minimale, çizmet deri në kyçin e këmbës, do të pushtojnë edhe rrugët.

Këto do të jenë “çelësi” i ri i paraqitjeve tuaja dimërore, pasi në këtë mënyrë ose mund të hiqni veshjet tuaja më minimale dhe të qeta ose të guxoni një look të fortë duke kombinuar këpucët tuaja. Çfarëdo që të zgjidhni, e vetmja gjë e sigurt këtë vit është se këpucët do të jenë protagoniste./abcnews.al

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!