Këtë vit Jezusi “lind” më herët se zakonisht, Covid-19 ndryshon meshën tradicionale në Itali

schedule19:12 - 27 Nëntor, 2020

schedule 19:12 - 27 Nëntor, 2020

Këtë vit, Jezusi mund “të lindë” pak më herët se zakonisht. Kjo për shkak të krizës të shkaktuar nga koronavirusi, që po e bën 2020 një vit shumë ndryshe, nga të tjerët.

Bëhet fjalë për në Itali, ku në pritje të një vendimi të këshillit të ministrave për festat e fundvitit, qeveria po diskuton për arritjen e një marrëveshjeje për meshën tradicionale të Krishtlindjeve në mesnatën e 24 dhe 25 dhjetorit.

Siç konfirmoi edhe ministri Boccia, këtë vit, koronavirusi mund të bëjë që lindja e Jezu Krishtit të vijë më herët. Në Itali pritet gjithashtu që të lehtësohen disi masat anti-Covid, në varësi të situatës epidemiologjike, ndalimi i qarkullimit pas orës 22:00 do të vazhdojë të jetë në fuqi.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza shpjegoi se në “situatën aktuale ku ndodhet vendi, ndalimi i qarkullimit në orën 22:00 është i vlefshëm dhe për meshën e vigjiljes së Krishtlindjeve”.

“Të ndjekësh meshën, e them si katolik, dy orë përpara, ose ta lindësh fëmijën Jezus dy orë më herët nuk është herezi”, theksoi Boccia gjatë një video-konference të mbajtur me guvernatorët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!