Dëshironi të merrni sallatë me vete gjatë vaktit të drekës në zyrë, por në mëngjes nuk keni kohë ta përgatisni? Por dhe nëse e përgatisni një natë më parë, ajo nuk do të jetë aq e freskët.
Megjithatë, ekziston një truk për ta bërë sallatën e përgatitur një natë më parë të qëndrojë e freskët. Nutricionistja amerikane Amanda Mixner ndau në llogarinë e saj në Instagram metodën e saj.
Sipas saj, thjesht duhet ta vendosni sallatën në një kavanoz. Kur ta hidhni në pjatë të nesërmen, do të shikoni se sallata do të duket sikur ta keni përgatitur në atë moment. “Kur doni ta hani, thjesht hidhni përbërësit në një pjatë dhe del e shijshme,” shpjegon ajo. /abcnews.al