Futbollistët e Lazios përjetuan një debat në xhiron e dytë të Ligës së Evropës teksa u mundën 5:1 nga Midtjylland i Danimarkës.
Presidenti i klubit, Claudio Lotito, para së gjithash qëndroi në mbrojtje të trajnerit Mauricio Srai dhe lojtarëve, por as kjo nuk i mjaftoi, kështu që të gjithë punonjësit e ekipit i pagoi paraprakisht pagat e tyre për muajin tetor për t’i motivuar ata, shkruan abcnews.al.
– Sari nuk largohet nga klubi, ai mbetet në atë pozicion dhe mos e dyshoni këtë. Ai foli vetëm në një moment dëshpërimi. Problemi i Lacios duhet zgjidhur njëherë e përgjithmonë dhe menjëherë. Për të motivuar të gjithë, pagat e muajit tetor u paguan paraprakisht”, tha për Il Mesaggioro njeriu i parë i skuadrës nga kryeqyteti i Italisë.
Ndeshja e radhës që Lazio luan është ndaj Cremonese.
Skuadra e Maurizio Sarrit ndodhet në vendin e shtatë të tabelës, me 11 pikë dhe një rekord prej tri fitoresh, dy barazime dhe një humbje. /abcnews.al/