Këtë fat do të ketë dhe dielli ynë, NASA publikon imazhet spektakolare nga shpërthimi i një ylli, spektakli me ngjyra i teleskopit Webb

schedule18:00 - 12 Korrik, 2022

schedule 18:00 - 12 Korrik, 2022

NASA ka publikuar pas një pritje të gjatë një nga imazhet e para që Teleskopi Hapësinor James Webb ka shkrepur dhe që tregon sesi universi dukej 13 miliardë vite më parë.

Teleskopi e ka kryer me sukses misionin e tij dhe ka arritur të kapë imazhet spektakolare.

Në vijim do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Është fotografia e tij e parë me ngjyra dhe tashmë vendos një rekord, prandaj u zgjodh për të treguar se çfarë është i aftë super teleskopi i ri, trashëgimtari i Hubble-it të lavdishëm: fotografia “më e thellë” me infra të kuqe e Universit.

Më shumë se një prezantim është një ceremoni, vendi i zgjedhur për të festuar këtë moment historik ishte  Shtëpia e Bardhë dhe “mjeshtri i ceremonive” ishin presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. Fotoja, e realizuar në infra të kuqe, është e para që zbulohet ndër ato të bëra nga instrumentet shkencore të James Webb në funksion të plotë.

19:26- Çfarë mësuam nga projekti i NASA-s me teleskopin Webb?

NASA ka përfunduar eventin në të cilin zbuloi imazhe mahnitëse të kapura nga teleskopi hapësinor James Webb prej 10 miliardë dollarësh.

Ndërkohë, BBC ka ncjerrë edhe pikat kryesore nga i gjithë projekti, që shënoi një kthesë për astronominë.

  1. Nasa ka punuar për më shumë se dy dekada për të paraqitur “mrekullinë e saj shkencore” të fotografive të para me ngjyra të kozmosit.
  2. Imazhet befasuese tregojnë formimin e yjeve dhe vrimat e zeza, një pamje të universit që nuk e kemi parë kurrë më parë.
  3. Imazhet e hapësirës tejkalojnë shikimin prapa mbi 13 miliardë vjet, duke shënuar një sukses të madh inxhinierik për njerëzimin dhe planetin Tokë.
  4. Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris mbetën të habitur pasi iu shfaqën imazhet e hapësirës paraprakisht në Shtëpinë e Bardhë.
  5. Një fotografi tregoi një spektër të marrë për atmosferën e WASP-96b, një planet gjigant jashtë Sistemit tonë Diellor, rreth 1,150 vite dritë nga Toka
  6. Gjithashtu dolën pamje të Unazës Jugore, një sferë gjigante në zgjerim gazi dhe pluhuri që është ndezur nga një yll që po vdes në qendër – Kuintetin e Stephanit që ndodhet rreth 290 milionë vite dritë larg – dhe Mjegullnajën Carina, një nga mjegullnajat më të mëdha dhe më të ndritshme.

18:17- Teleskopi Webb la pa fjalë edhe vetë shkencëtarët: Kishte shumë emocione, ishte mahnitëse

Puna e teleskopit Webb në hapësirë ka lënë pa fjalë jo vetëm njerëzit që kanë parë imazhet spektakolare nga hapësira, por edhe vetë shkencëtarët që kanë qenë pjesë e projektit.

Klaus Pontopiddan, një nga shkencëtarët, e ka përshkruar momentin kur ekipi filloi të merrte informacion nga teleskopi Webb si shumë emocionues.

“Njerëzit ishin pa fjalë dhe kishte emocione, sepse ne menjëherë mund të shihnim se sa i mahnitshëm do të ishte ky observator – detajet, mprehtësia, thellësia – dhe kur pamë imazhet e para me ngjyra e dinim se kishim një fitues”, ka thënë ai.

17: 58- Universi në duart tona!  Pse imazhet e Webb janë një moment historik për astronominë

Imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb, që NASA ka publikuar këtë të martë janë asgjë më pak se mahnitëse.

Galaktika me triliona yje, planete të largëta dhe mjegullnaja, detaje nga universi që shkenca nuk i kishte arritur më parë.

Sasia e madhe e informacionit që përmban çdo imazh është marramendëse. Por ky thesar vjen nga vetëm disa ditë vëzhgimesh – dhe deri më tani teleskopi ka parë vetëm një pjesë të vogël të qiellit – Webb do të kapë kozmosin për 20 vitet e ardhshme, shkruan BBC.

Ekziston një listë kontrolli e zbulimeve që astronomët shpresojnë t’i bëjnë – nga shikimi i yjeve të parë që shkëlqejnë deri te gjetja e planetëve të banueshëm përtej sistemit tonë diellor.

Por gjëja që është më emocionuese për shkencëtarët janë zbulimet që ata as nuk i kanë ëndërruar.

17:48- Pamje që të lënë pa frymë, teleskopi Webb kap imazhin e mjegullnajës ku formohen yjet

Teleskopi Webb po njeh botën me mrekulli të reja të universit, me imazhet që ka kapur në hapësirë dhe që NASA i ka publikuar ditën e sotme.

Mjegullnaja Carina ishte një objektiv klasik i teleskopit Hubble, por Webb ka kapur një version shumë ndryshe.

Carina është një nga mjegullnajat më të mëdha dhe më të ndritshme në qiell, e vendosur afërsisht 7600 vite dritë nga Toka.

Mjegullnajat janë një re masive gazi dhe pluhuri në të cilat po formohen yje të rinj.

Në imazhin e Webb nuk shihen vetëm yjet, por teleskopi ka kapur edhe gazin dhe pluhurin.

Astronomët i referohen si një “gumë kozmik” – një lloj demarkacioni i gjerë midis pluhurit në gjysmën e poshtme dhe më pas gazit në gjysmën e sipërme.

Një nga qëllimet kryesore shkencore të Webb është të studiojë se si formohen yjet dhe Carina është një vend i shkëlqyer për ta bërë këtë.

17:39- 290 milionë vite dritë larg, NASA publikon imazhin e rrallë të 5 galaktikave

Të tjera imazhe nga NASA që na njohin edhe më shumë me magjinë e universit. Rreth 290 milionë vite dritë larg, Kuintet i Stefanit ndodhet në yjësinë Pegasus.

Ky kuintet i dukshëm për faktin se është grupi i parë kompakt i galaktikave i zbuluar ndonjëherë.

Katër nga pesë galaktikat brenda kuintetit janë të mbyllura në një valle kozmike të takimeve të përsëritura të afërta.

Ky imazh i teleskopit Webb nuk duket aq i ndryshëm nga versioni i teleskopit Hubble në shikim të parë, por ndjeshmëria e teleskopit të ri infra të kuqe do të nxjerrë veçori të ndryshme për astronomët për t’i studiuar.

Për NASA-n shpresa e madhe ka qenë që të koordinohej puna e Webb me Hubble. Ata kanë pika të ndryshme të forta dhe aftësia për të krahasuar dhe kontrastuar do t’u japë shkencëtarëve një dimension të ri në studimet e tyre.

Hubble nuk dihet sa do të funksionojë. Ai është 32 vjeç dhe i prirur për defekte teknike. Por zyrtarët e NASA-s që janë në krye projektit sapo kanë dorëzuar një plan buxhetor pesë-vjeçar.

17:30- NASA vazhdon të na mahnisë, zbulon imazhe të reja që tregojnë sekretet e universit

Superteleskopi i NASA me imazhet e sjella nga hapësira ka mahnitur gjithë botën. Pas fotos ku tregohej pamja mahnitëse e galaktikës që më parë nuk arrihej dot, ashtu siç premtoi administrator I NASA, të tjera pamje janë publikuar.

Imazhi i dytë është një analizë e atmosferës së një planeti gjigant të quajtur WASP-96 b, dhe është analiza e parë e spektrit të atmosferës së një ekzoplaneti.

Kjo analizë vjen nga një planet gjigant gazi që ndodhet gati 1150 vite dritë nga Toka, i cili rrotullohet rreth yllit të tij çdo 3.4 ditë.

Ka rreth gjysmën e masës së Jupiterit dhe zbulimi i tij u njoftua në vitin 2014.

Ndërsa Unaza Jugore, ose mjegullnaja “8-Burst”, është një sferë gjigante në zgjerim gazi dhe pluhuri që është ndezur nga një yll që po vdes në qendër.

Ndërsa yjet plaken, ata ndryshojnë mënyrën se si prodhojnë energji dhe nxjerrin shtresat e tyre të jashtme.

Dhe më pas, kur ylli nxehet përsëri shumë, ai jep energji gjithë atë material që kishte hedhur poshtë më parë.

Unaza Jugore është gati gjysmë viti dritë në diametër dhe ndodhet rreth 2000 vite dritë nga Toka.

Kjo lloj strukture quhet “mjegullnajë planetare”, por në fakt nuk ka të bëjë fare me planetët.

Është një emërtim i gabuar që nga ditët e para të teleskopëve, kur ata nuk kishin asgjë si rezolucionin që kanë sot.

17:23- FOTO LAJM/ 1 100 vite dritë larg tokës, NASA zbulon avuj uji në planetin gjigant: Dalin fotot e magjishme nga teleskopi WEBB

NASA ka filluar të shpërndajë foto të tjera nga ato të shkrepura nga teleskopi gjigant “James Webb”. Një ditë më parë, NASA publikoi vetëm një foto të universit se si dukej ai miliarda vite më parë, ndërkohë që sot kanë dalë edhe foto të tjera.

NASA nxorri sëfundmi një foto nga një planet gjigant të quajtur “WASP-96b”, i cili është 1 150 vite dritë larg nga toka. Nga fotot u zbulua se nga ai planet kishte avullim uji duke bërë që NASA të besojë se në atë zonë mund të ketë planete që ka jetë.

Planeti në fjalë, tepër i madh, gati sa Jupiteri, është jashtë sistemit tonë diellor dhe teknologjia e avancuar e teleskopit në fjalë ka arritur që të identifikojë me shumë saktësi llojin e molekulave të atmosferën e tij, raporton abcnews.al.

Shkencëtarët shpegojnë se në fakt, ato që ka publikuar NASA nuk janë foto, por një spektër, është një hedhje drite mbi ngjyrat, përmes të cilës më pas përfitohen cilësitë e materialit, çfarë është duke ndodhur aty, shpejtësia e lëvizjes nëse po lëviz, nxehtësia, etj.

Sipas NASA-s, planeti WASP-96b nuk është i përshtatshëm për zhvillimin e jetës pasi është shumë pranë yllit që formon sistemin planetar, megjithatë shkencëtarët besojnë se vetitë e tij mund të jenë një shenjë që në zonën përreth mund të ketë planete të tjerë të ngjashëm me tokën.

13:55- “Universi i porsalindur,” super teleskopi i NASA-s sjell pamje nga galaksitë që deri më sot nuk mund të arriheshin

Pas muajsh të shumtë në pritje, NASA ka publikuar një nga imazhet e para që Teleskopi Hapësinor James Webb ka shkrepur dhe që tregon sesi universi dukej 13 miliardë vite më parë. Kjo foto tregon se Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) ka arritur të kryejë më sukses misionin për të cilin ishte dërguar- kapjen e imazheve spektakolare të kozmosit.

Teleskopi i fuqishëm u fokusua në një pjesë shumë të vogël të qiellit ku ndodhet grumbullimi i galaktikave SMACS 0723. Çdo objekt i ndritshëm në foto është një galaktikë shumë e largët. Disa janë ndër më të largëtit që kemi vëzhguar ndonjëherë, kështu që ne po i shohim nga një kohë kur Universi ishte ende “i porsalindur”.

JWST u lançua, pas 11 vitesh vonesë dhe me një kosto prej 9,7 miliardë dollarësh, në ditën e Krishtlindjeve në vitin 2021. Thomas Zurbuchen, kreu i shkencës i Nasa-s, tha për The Economist se “gjëja e fundit që duam të bëjmë është të kursejmë një miliard dollarë dhe të dështojmë”.

Megjithatë, shtatë muaj pas misionit, çdo aspekt i nisjes, vendosjes dhe performancës duket se ka shkuar sipas planit, nëse jo më mirë. Kjo është fotografia më e qartë dhe më e detajuar që kemi për universin e hershëm. Teleskopit iu desh vetëm një ditë për të mbledhur dritën, një dëshmi kjo që tregon se sa i fuqishëm është.

Siç shpjegoi drejtori i NASA-s Bill Nelson, kjo foto e veçantë mbulon një pjesë të Universit, proporcioni i së cilës është i ngjashëm me një kokërr rërë në një distancë sa një krah.

“Është fotografia më e thellë e Universit e bërë ndonjëherë,” shpjegoi ai.

James Webb u nis në fund të vitit 2021 në hapësirë dhe ndodhet në një pikë rreth 1.5 milionë kilometra larg Tokës, me Tokën dhe Diellin pas saj. Pasqyra ka një diametër prej 6.4 metrash dhe përbëhet nga 18 pjesë gjashtëkëndore, raporton abcnews.al.

Si rezultat, astronomët tani kanë mjetin më të fuqishëm që u është dhënë për të skanuar kozmosin në frekuencat infra të kuqe të dritës.  Kjo do t’i lejojë ata të studiojnë shumë gjëra që kanë luftuar prej kohësh t’i shqyrtojnë në të kaluarën – në veçanti, formimin e yjeve dhe planetëve, që nga fillimi i universit, më shumë se 13 miliardë vite më parë, deri në ditët e sotme.

Pas nisjes së tij, jwst manovroi rrugën për në Lagrange 2 (l2)Pikat e Lagranzhit), një pikë në hapësirë ​​1.5m km larg Tokës.  Në këtë pikë, fushat gravitacionale të Tokës dhe diellit krijojnë një pus graviteti. Teleskopi nuk ulet në l2. Përkundrazi, ai rrotullohet rreth tij.

l2 u zgjodh pjesërisht për shkak të aftësisë së tij për ankorimin e një anije kozmike pikërisht në këtë mënyrë dhe pjesërisht për shkak se Toka dhe dielli, siç shihet prej tij, do të thotë se ndriçimi nga të dyja mund të bllokohet nga një mburojë e vetme.

Meqenëse instrumentet e zbulimit me infra të kuqe duhet të ruhen në ambjente të ftohta dhe të mbrohen nga burimet e jashtme të nxehtësisë dhe dritës. Gjatë udhëtimit për në l2, operatorët e teleskopit shpalosën panelet e tij diellore, një antenë për të lehtësuar komunikimin me Tokën, mburojën dhe dy pasqyrat që formojnë imazhet, raporton abcnews.al.

Njëri është një reflektor parabolik 6.8 metra i gjerë, e mbledhur nga qeliza gjashtëkëndore të bëra nga berilium i veshur me ar. Kjo mbledh dhe fokuson rrezatimin elektromagnetik që hyn.

E dyta është një reflektor hiperbolik, i formuar nga tre shirita. Duke përdorur një dizajn të shpikur nga Laurent Cassegrain, një astronom francez i shekullit të 17-të, tha një  reflektor hiperbolik kap rrezen nga paraboliku dhe e reflekton atë përmes një vrime në qendër.

Këto quhen miri dhe shërbejnë për zbulimin e valëve të gjata me infra të kuqe), nirCam dhe nirSpec (të cilat marrin imazhe dhe analizojnë infrat e kuqe me valë të shkurtra) dhe fgs/niriss (që studion objektiva të ndritshëm si yjet e afërt që orbitohen nga ekzoplanetët).

Gjatësitë e valëve të ekzaminuara nga miri korrespondojnë me objekte të tilla si ekzoplanetet që nuk kanë burim të brendshëm nxehtësie dhe trupa më të nxehtë por janë më të largët. Meqenëse “më larg” do të thotë gjithashtu “më shumë kohë më parë” në terma kozmikë, kjo do të mundësojë të dallojë shenjat e agimit kozmik, momenti kur u shfaqën yjet e parë të universit.

Dhe, në krye të këtyre dy përfitimeve, infra e kuqe depërtojnë në retë e pluhurit me më sukses sesa drita e dukshme, duke hequr kështu një si tip mburojë aty ku pluhuri bashkohet me yjet dhe planetet.

Saktësia e lëshimit nënkuptonte korrigjimet e nevojshme në mes të kursit për të vendosur teleskopin në orbitë, duke përdorur më pak karburant sesa buxheti.  Kjo lë më shumë hapësirë për rregullimet e vogla të nevojshme për të mbajtur instrumentin në funksion. Meqenëse ky është kufizimi kryesor për sa kohë mund të zgjasë misioni, kështë pikërisht dhe kjo që ka rëndësi.

Qëllimi fillestar ishte dhjetë vite por Nasa tani ka llogaritur se mund ta mbajë teleskopin në vend për 20 vite. Për më tepër, të katër instrumentet janë më të aftë për të mbledhur 10-20% më shumë fotone sesa pritej, raporton abcnews.al.

Publikimi i këtij imazhi, së bashku me disa të tjera që do të vijnë të martën, shënon përfundimin e vënies në punë të teleskopit, një proces i gjatë që synon të sigurohet se ai është i përshtatshëm për qëllimin.

Menaxhimi tani do të kalojë në Institutin e Shkencës së Teleskopit Hapësinor në Baltimore. Lajmi i mirë është shumë kërkesa do të përmbushen. E keqja është se diçka e tillë do të marrë shumë kohë.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!