Këta janë dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit të akuzuar për trafik droge

schedule20:31 - 2 Korrik, 2021

schedule 20:31 - 2 Korrik, 2021

Agustin Deda dhe Hekuran Marku, janë dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruara për abcnews.al fotot e dy ish-shoqëruesve të Tahirit. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar për këta të fundit urdhër-arrest.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane ku janë vënë në pranga 38 persona dhe janë sekuestruar mijëra euro pasuri, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë, por edhe një prokukuror.

Prokurori i Vlorës Maksim Sota, nën arrest shtëpiak me akuzat e abuzimit me detyrën, ka vepruar si ndërmjetës midis trafikantëve të drogës dhe policëve për të lehtësuar veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës.

38 anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), falë një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë dhe të koordinuar me Eurojust-in, agjencia e Bashkimit Europian për bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër kriminalitetit.

Lexo edhe: EMRAT/ Dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit arrestohen nga SPAK për trafik droge

Sakaq, deri tani në total janë 120 të arrestuar nga tre operacionet “Shefi”, “Kulmi” dhe “Shpirti” në vitet e fundit prej 2017, ndërsa ende vazhdon. Në Tiranë ditën e sotme janë kontrolluar 35 banesa dhe objekte. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!