Kessie gjithmonë e më larg Milanit, rivalët e Seria A në sulm

schedule10:06 - 16 Nëntor, 2019

schedule 10:06 - 16 Nëntor, 2019

Në orët e fundit raportohet se edhe Napoli është interesuar për shërbimet e mesfushorit Franck Kessie. Lojtari nga Bregu i Fildishtë u la fillimisht në stol nga ana e trajnerit Stefano Pioli dhe më pas jashtë ekipit për arsye teknike. Lënia jashtë është një tjetër sinjal se ditët e Kessies në Milano janë drejt fundit.

Është folur shumë për një kalim të mesfushorit në Premier League, konkretisht tek Wolves. Transferimi i tij mund të ndodhë që në merkaton e janarit, por tani në garë është futur dhe Napoli i Ancelottit. Sipas ‘Calciomercato.com’, napoletanët kanë kontaktuar Milanin dhe agjentin e lojtarit në 48 orët e fundit.

Franck Kessie mbush 23 vjeç muajin tjetër dhe ai u transferua në Milanello në vitin 2017 nga Atalanta. ‘Djalli’ arriti marrëveshjen me bergamaskët  për dy vite huazim, e cila i kushtoi 8 milionë €, por me detyrim që të blejë kartonin 24 milionë € në vitin 2019. /abcnews.al