Ukraina është zotuar të marrë përsëri të gjitha tokat e aneksuara nga Rusia, duke përfshirë Krimenë në jug. Gadishulli jugor u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe të dy vendet po luftojnë për për sovranitetin e tij që prej atëherë.
Këshilltari i mbrojtjes Yuriy Sak tha për BBC: “Ne do të çlirojmë tokën tonë dhe do të rivendosim territorin ukrainas brenda territoreve të njohura ndërkombëtarisht që përfshin Krimenë”.
“Unë jam i bindur se planifikimi ynë ushtarak do të jetë ende një nivel i mirë si në Kiev, Chernihiv, Kharkiv dhe tani Kherson,” shton ai. /abcnews.al/