Këshilltari shpirtëror i Putinit: Mes Ukrainës dhe Rusisë duhet të ketë paqe me vullnetin e Zotit

schedule14:38 - 13 Nëntor, 2022

schedule 14:38 - 13 Nëntor, 2022

Një peshkop, i cili njihet si personi tek i cili rrëfehet Vladimir Putin, ka bërë një lutje të jashtëzakonshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pas muajsh gjakderdhjeje. Mitropoliti Tikhon Shevkunov, i cili dihet se është jashtëzakonisht i afërt me liderin rus, është shprehur se duhet të ketë “paqe me vullnetin e Zotit” midis dy vendeve.

Peshkopi, i cili shihet gjerësisht si këshilltari shpirtëror i Putinit, e quajti luftën, e cila filloi me pushtimin e paligjshëm rus të Ukrainës në shkurt, një tragjedi të paprecedentë dhe tha se ajo ‘duhet të përfundojë me paqe’.

Vërejtjet e tij janë cilësuar si një ndërhyrje e jashtëzakonshme nga kleriku dhe kanë “ndezur” sugjerime se Putini mund të jetë i hapur për një marrëveshje pas humbjes së tij poshtëruese në Kherson.

Kujtojmë se trupat ruse u detyruan të braktisin qytetin në fund të javës së kaluar në mes të një kundërsulmi nga trupat ukrainase. Ka pasur raportime se disa prej tyre u maskuan si civilë teksa tentonin të iknin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!