Këshilltari i Zelenskyt: Deklarata e Putinit për armët bërthamore, tregon se ka frikë nga humbja

schedule17:50 - 26 Mars, 2023

schedule 17:50 - 26 Mars, 2023

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili tha se do të vendoste armë bërthamore në Bjellorusi.

Podolyak u shpreh se deklarata e Putinit, tregon se ai ka frika nga humbja, shkruan CNN.

“Putini është shumë i parashikueshëm. Duke bërë një deklaratë për armët bërthamore në Bjellorusi, ai pranon se ka frikë nga humbja dhe gjithçka që mund të bëjë është të trembë me taktika,” theksoi ai.

“E dyta. Ai deklaron edhe një herë përfshirjen e tij në krim. Shkelja e traktatit për armët bërthamore,” shtoi Podolyak.

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Ky shtet ndihmoi Rusinë  të nisë pushtimin e Ukrainës  në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!