“Ukrainasit do të pyeten me anë të një referendumi për të aprovuar çfarëdolloj marrëveshje që do të ketë lidhje me statusin e neutralitetit me garanci sigurie.”
Kështu është shprehur për mediat këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhaylo Podoliak.
“Do të ketë referendum në të cilin të gjithë qytetarët e Ukrainës do mund të shprehin mendimin e tyre rreth kësaj marrëveshjeje dhe sesi duhet të funksionojë,” th ai për mediat.
Sipas Podoliak-ut, vetëm pas marrjes së aprovimit nga populli, marrëveshja mund të ratifikohet nga parlamentet e vendeve që kanë dalë garant si dhe parlamenti i Ukrainës.
Këshilltari i presidentit deklaroi po ashtu se është shumë e rëndësishme që qeveria të ketë mbështetjen e popullit ukrainas. /abcnews.al/

