Këshilltari i Putinit dha dorëheqjen dhe u largua nga Rusia, reagon Kremlini

schedule15:16 - 23 Mars, 2022

schedule 15:16 - 23 Mars, 2022

Kremlini ka konfirmuar largimin nga detyra të një këshilltari të presidentit Vladimir Putin. Një zëdhënës tha se i dërguari për klimën në OKB, Anatoli Chubais, është larguar nga posti i tij qeveritar “me vullnetin e tij.”

Anatoli Chubais, reformator veteran dhe i dërguar për klimën, thuhet se është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Rusi.

Një nga reformatorët e paktë nga fillimi i viteve 1990 që ka mbetur në qeverinë e Putinit, duke ruajtur ende lidhjet me Perëndimin, Chubais bëhet kështu deri më tani, zyrtari i nivelit më të lartë që është larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!