Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ismail Syla është infektuar me COVID-19 dhe aktualisht gjendet i shtruar në Klinikën Infektive të Prishtinës.
Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale nga Iset Prekazi, Syla shihet që megjithatë është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me këshilltarin e Presidentit Thaçi, z, Ismail Syla, duke mposhtur virusin covid 19. Me ekipet mjekësore të Spitalit Infektiv, çdo gjë është e arritshme. Së shpejti do të kthehemi në familje”, shkruan ai.
Nuk dihet nëse Syla ka pasur kontakte me presidentin, duke qenë se është një prej personave më të afërt të Hashim Thaçit.
/abcnews.al