Këshilltari i Avdullah Hotit jep dorëheqjen: Arsyet mbesin të miat

schedule21:55 - 17 Nëntor, 2020

schedule 21:55 - 17 Nëntor, 2020

Visar Berisha, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë vetë të ditur ai me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shprehet se arsyet janë personale ndërsa shton se ndihet mirë me përpjekjet dhe arritjet që ka bërë për vendin e tij.

“Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Arsyet janë të mijat dhe mbesin të tilla. Ndjehem mirë me përpjekjet e ndonjëherë edhe me arritjet që kam mbërri me ia bërë vendit nëpërmjet asaj zyre.

Parimet, lojaliteti ndaj Republikës dhe barazia kanë qenë ato që më kanë nxitë me qenë pjesë e projektit politik për këta muaj. Të njëjtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjë në to”, shkruan Berisha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!