Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këshilli Presidencial i Jemenit shkarkon liderin separatist dhe e akuzon për tradhti

schedule16:51 - 7 Janar, 2026

schedule 16:51 - 7 Janar, 2026

Këshilli Presidencial i Jemenit, i mbështetur nga Arabia Saudite, ka përjashtuar nga radhët e tij liderin separatist Aidarous al-Zubaidi dhe e ka referuar për ndjekje penale me akuza për tradhti të lartë, pas përshkallëzimit të tensioneve në jug të vendit.

Zubaidi, kreu i Këshillit Tranzicional Jugor (STC), i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u akuzua nga anëtarë të presidencës për “minimin e pavarësisë së republikës”. Vendimi erdhi pasi ai nuk udhëtoi drejt Riadit për bisedime politike, siç ishte planifikuar.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite deklaroi se Zubaidi kishte braktisur procesin e dialogut dhe kishte zhvendosur forca të armatosura drejt provincës al-Dëhlë, çka nxiti ndërmarrjen e sulmeve ajrore parandaluese. Sipas burimeve spitalore, nga sulmet u vranë të paktën katër civilë.



Nga ana e tij, STC i cilësoi sulmet ajrore si “të pajustifikuara” dhe mohoi se Zubaidi ishte larguar nga Adeni, duke theksuar se ai vazhdon të ushtrojë detyrën e tij nga kryeqyteti i përkohshëm.

Tensionet në jug të Jemenit janë rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa forcat e STC-së dhe ato besnike të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht janë përplasur për kontrollin e provincave lindore. Kriza ka thelluar gjithashtu përçarjet mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, dy aleatë kyç në luftën kundër rebelëve Huthi.

STC deklaroi se mbetet e angazhuar për dialog, por shprehu shqetësim për mungesën e informacionit mbi fatin e delegacionit të saj që ndodhet në Riad.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!