Këshilli i Sigurisë së OKB-së bën thirrje për përfundimin e luftimeve në Nago-Karabak

schedule09:37 - 30 Shtator, 2020

schedule 09:37 - 30 Shtator, 2020

Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje forcave armene dhe azere që “të ndalojnë menjëherë luftimet” mbi rajonin e Nago Karabakut madje  shprehu mbështetje për thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, që palët të ulin tensionet dhe të negociojnë.

Këshilli “shprehu shqetësim në lidhje me raportet e veprimeve ushtarake në shkallë të gjerë në zonën e konfliktit në Nago Karabak” dhe “ka dënuar përdorimin e forcës”.

Deklarata vjen pasi luftimet ngritën frikën e shpërthimit të një lufte të re, midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Dhjetëra persona janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përplasjet midis forcave azere dhe armene shpërthyen të dielën në luftimet më të ashpra që nga vitet 1990. Të martën, Armenia akuzoi Turqinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak armen. Por, Ankaraja ka mohuar pretendimet.

Turqia ka premtuar mbështetje të plotë për Azerbajxhanin dhe ka akuzuar Armeninë për pushtimin e tokave azere në rajonin e Nago Karabakut, i cili ndodhet brenda Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenët etnikë me mbështetjen e Jerevanit.

Nago Karabaku është vend malor, tokë kryesisht me pyje që ndodhet brenda territorit të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit dhe ndërkombëtarisht është i njohur si pjesë e këtij shteti.

Por, armenët etnikë që përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë prej 150,000 banorësh, e kundërshtojnë sundimin e Azerbajxhanit.

Një armëpushim u bë i mundur në vitin 1994, por të paktën 200 njerëz u vranë  në vitin 2016. Rajoni i Nago Karabakut  varet plotësisht nga mbështetja buxhetore e Armenisë dhe donacionet nga diaspora armene./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!