Këshilli i Sigurisë në OKB mblidhet për Ukrainën, Hoxha: Shqipëria beson se kriza zgjidhet me bisedime

schedule19:20 - 31 Janar, 2022

schedule 19:20 - 31 Janar, 2022

Me kërkesë të SHBA-ve, ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Sigurimit në OKB. Në fokus të seancës së sotme është situata e tensionuar në Ukrainë. Në këtë seancë ka folur edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Hoxha është shprehur se Shqipëria ndihet e shqetësuar për trupat ruse që gjenden në kufi me Ukrainën. Sipas Hoxhës, zgjidhja e konfliktit është diskutimi dhe negociatat, parim, shton ai që e ka ndjekur edhe Shqipëria gjatë drejtimit të OSBE në 2020

“Shqipëria beson se kjo krizë mund dhe duhet të zgjidhet përmes bisedimeve dhe diskutimeve. Gjetja e zgjidhjes përmes negociatave ishte fokusi ynë kryesor gjatë kryesimit të OSBE, në vitin 2020. E njëjta gjë mbetet edhe tani, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!