Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënon masakrën në Iran

schedule10:12 - 5 Janar, 2024

schedule 10:12 - 5 Janar, 2024

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi sulmin terrorist në Iran, i cili vrau 84 njerëz.

“Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “dënojnë fuqishëm sulmin e tmerrshëm terrorist pranë varrit të gjeneralit Qassem Soleimani, arkitekti i operacioneve ushtarake iraniane jashtë vendit dhe “boshti i rezistencës” në Lindjen e Mesme, në katër vjetorin e vdekjes së tij, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave,” thuhet në deklaratë.

“Terrorizmi në të gjitha format dhe manifestimet e tij është një nga kërcënimet më të rrezikshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” thuhet në deklaratë, duke nënvizuar nevojën që autorët të mbajën përgjegjësinë.

Dy shpërthimet që synuan turmën pranë xhamisë shiite Sahab al-Zaman, ku ndodhet varri i gjeneralit Soleimani, vranë 84 njerëz dhe plagosën 284 të tjerë.

Ky është sulmi më vdekjeprurës në Republikën Islamike që nga viti 1978, kur si pasojë e një sulmi u vranë të paktën 377 njerëz në një kinema në Abadan, sipas një raporti të AFP.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!