Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për një zonë të sigurt kalimi nga Afganistani

schedule21:44 - 30 Gusht, 2021

schedule 21:44 - 30 Gusht, 2021

Këshilli i Sigurimit i OKB –së ka aprovuar rezolutën për krijimin e një zonë “të sigurt kalimi” për njerëzit që duan të largohen nga Afganistani nga aeroporti i Kabulit pas tërheqjes së SHBA-ve nga vendi.

Këshilli po mbështetet tek talebanët për të siguruar një kalim të sigurt për afganët dhe shtetasit e huaj që kërkojnë të largohen nga vendi.

Ndarja e votave:  13 vota pro, 2 abstenime, përfshirë Kinën, asnjë nuk kundërshtoi.

Pas miratimit të rezolutës së OKB-së, Drejtori i OKB-së në “Human Rights Watch” Louis Charbonneau lëshoi një deklaratë me anë të të cilës i kërkojnë talebanëve të respektojnë të drejtat e njeriut. Po ashtu, ai u bëri thirrje vendeve të tjera “të bëjnë pjesën e tyre duke përpunuar me shpejtësi kërkesat për azil dhe duke lëshuar viza për afganët në rrezik.”

“Talebanët duhet ta dinë se bota po i shikon nga afër. Ata duhet të lejojnë afganët që duan të largohen nga Afganistani ta bëjnë këtë lirshëm, siç janë zotuar dhe Këshilli i Sigurimit i OKB -së po bën thirrje, “ thuhet në deklaratë.

“Talebanët gjithashtu duhet t’i kushtojnë vëmendje thirrjes së Këshillit që të respektojë ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e grave dhe vajzave, fëmijëve dhe pakicave. Ata do të gjykohen nga veprimet e jo nga fjalët. ” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!