Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Çdo kërcënim për Ukrainën përbën një shkelje të rëndë

schedule16:12 - 2 Shkurt, 2022

schedule 16:12 - 2 Shkurt, 2022

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë deklaron se çdo kërcënim për Ukrainën përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz edhe për sigurinë evropiane.

Përmes një deklarate KASH mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe bën thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me negociata.

“Kënaqësi të kishim mes nesh sot të ftuar Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov me të cilin patëm një shkëmbim të vyer opinionesh dhe informacionesh në lidhje me zhvillimet shqetësuese rreth Ukrainës.

Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë, konsideron se çdo kërcënim për Ukrainën përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz edhe për sigurinë evropiane dhe bën thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me negociata.

Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, thuhet në deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!