Këshilli Europian miraton 9 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës

schedule08:21 - 31 Maj, 2022

schedule 08:21 - 31 Maj, 2022

Këshilli Europian pritet të miratojë 9 miliardë euro për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, shkruan The Guardian.

Këshilli do të “vazhdojë të ndihmojë Ukrainën së bashku me G7“, tha presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen  shkroi në Twitter: “Më vjen mirë që sonte liderët ranë dakord në parim për paketën e gjashtë të sanksioneve. Ky është një hap i rëndësishëm përpara.

Ne ramë gjithashtu dakord të punojmë për një mekanizëm për t’i ofruar Ukrainës një paketë të re, të jashtëzakonshme ndihme makro-financiare deri në 9 miliardë euro,” theksoi von der Leyen.

/abcnews.al