Këshillë interisti: Ragnick i duhuri, Milani gjerman mund të funksionojë

schedule13:57 - 16 Maj, 2020

schedule 13:57 - 16 Maj, 2020

Andreas Brehme, ish-lojtari i Inter dhe një yll në kombëtaren gjermane dikur, ka folur për zërat e merkatos te Milani. Sigurisht është pyetur në lidhje me Ralf Ragnick, i cili pretendohet se në ditët në vazhdim do të zyrtarizohet si trajneri i ri i kuqezinjve, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Brehme është i bindur se Ragnick është i duhuri për skuadrën italiane. “Një Milan gjerman mund të funksionojë. Jam mik me Paolo Maldinin dhe e kam takuar në një event bamirëse. I kam lexuar komentet e fundit që ka bërë dhe më vjen keq që gjendet në këtë situatë.

Gjithashtu kam qenë mik dhe me Ralf Ragnick për një kohë të gjatë. Ai është shumë i zgjuar. Mendoj se do të ishte njeriu i duhur për Milanin. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ai gjithmonë ka bërë punë të mirë në klubet ku ka punuar, si te Hoffenheim, ashtu edhe tek ekipet e Red Bull.

Ai e di si t’i bëjë lojtarët e tij të luajnë mirë, ka shumë ide në aspektin taktik dhe është gjithmonë në gjendje të surprizojë. Si trajner ai është shumë i mirë dhe do ishte pozicioni ideal për të te Milani. Dua të përmend edhe një problem që ekziston dhe është gjuha.

Duhet të jeni në gjendje të komunikoni me lojtarët, urdhrat duhet të jenë të menjëhershëm dhe kuptueshme. Një ekip duhet ta dijë në çdo moment se çfarë po bën në fushë”, është shprehur Brehme për “Gazzetta Dello Sport”. /abcdnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!