Këshillat që duhet të ndiqni për kujdesin e lëkurës

schedule10:55 - 14 Tetor, 2020

schedule 10:55 - 14 Tetor, 2020

Kujdesi për lëkurën është një proces që nuk duhet anashkaluar. Nëse mendoni se ka shumë hapa, mund të hiqni disa prej tyre më të rëndësishmet. Sekreti qëndron në aplikimin e produkteve të duhura (duke filluar me produktin më të lehtë dhe duke përfunduar me atë më të trashë.) Bright Side ka ndarë disa sekrete bukurie që mund t’i aplikoni gjatë rutinës së përditshme.

Pastrimi i dyfishtë

Një udhëzues hap pas hapi për një rutinë të përsosur të kujdesit për fytyrën

Pastrimi i fytyrës është hapi themelor. Së pari, pastroni make up-in me një produkt me bazë vaji në lëkurën tuaj. Aplikojeni produktin në lëkurë të lagur, masazhoni në lëvizje rrethore, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni me një peshqir të pastër.

Maska pastruese

Një udhëzues hap pas hapi për një rutinë të përsosur të kujdesit për fytyrën

Maskat prej argjile përdoren për të pastruar poret në thellësi. Ky hap nuk kërkohet të bëhet çdo ditë, por mund ta ndiqni një ose dy herë në javë. Ekzistojnë disa lloje të maskave pastruese nga ato me karbon e deri tek ato më të zakonshmet, të cilat janë prej argjile (jeshile për lëkurë me vaj, e bardhë për lëkurë të thatë, e verdhë për lëkurë normale dhe e kuqe për lëkurë të ndjeshme).

Maska hidratuese

Një udhëzues hap pas hapi për një rutinë të përsosur të kujdesit për fytyrën

Maskat hidratuese nuk duhet të aplikohen çdo ditë, ato përdoren vetëm një ose dy herë në javë. Çlodhuni, merrni kohën tuaj dhe kthejeni dritën në fytyrën tuaj me llojin e maskës që zgjidhni (si xhel apo locion).

Serumi

Një udhëzues hap pas hapi për një rutinë të përsosur të kujdesit për fytyrën

Serumi është një trajtimet për problemet specifike të lëkurës falë përbërësve aktivë dhe veprimit të menjëhershëm. Kur zgjidhni produktin tuaj, është e rëndësishme të njihni problemin e lëkurës pasi serumi mund të ndikojë dhe tek hidratimi, riparimi, shkëlqimi dhe madje të funksionojë si një zgjidhje kundër rrudhave apo puçrrave.

Krem për sytë

Një udhëzues hap pas hapi për një rutinë të përsosur të kujdesit për fytyrën

Zona e konturit të syve kërkon kujdes të veçantë sepse aty shfaqen për herë të parë disa rrudha. Përveç kësaj, një krem ​​i mirë për sytë eliminon rrathët e zinj. Ky produkt aplikohet çdo ditë, si në mëngjes ashtu edhe natën, në mollëzat dhe deri në harkun e vetullave.

Hidratuesi

Një udhëzues hap pas hapi për një rutinë të përsosur të kujdesit për fytyrën

Hidratuesi është një hap thelbësor dhe i detyruesëhm për kujdesin e lëkurës. Zgjidhni një krem të përshtatshëm për llojin e lëkurës. Mund të aplikohet në mëngjes dhe natën për të stimuluar qarkullimin e gjakut.

Kremi kundër diellit

A Step by Step Guide to a Flawless Facial Care Routine

Ky është një tjetër hap i domosdoshëm në çdo rutinë bukurie. Kremi i diellit duhet të aplikohet çdo ditë. Një krem ​​dielli i mirë është ideal për të parandaluar shfaqjen e njollave dhe rrudhave në lëkurë. Ky produkt aplikohet si krem ​​hidratues në mëngjes ose para se të dilni nga shtëpia. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!