Për të kursyer hapësirën në pjesë të ndryshme të shtëpisë, është e nevojshme të ndiqni disa këshilla që rezultojnë jashtëzakonisht të dobishme, sipas goodhousekeeping.com.
Artikujt e grupuar në kuzhinë
Ndani sipas kategorive artikujt në shtëpi, në mënyrë që të gjeni saktësisht atë që ju nevojitet në çdo kohë të caktuar. Në rastin e kuzhinës, mbani në të njëjtin sirtar sendet që përdorni më shumë dhe në një tjetër ato për të cilat keni më pak nevojë.
Vendosni varëse brenda dollapit
Si një hapësirë shtesë, mund të shtoni brenda pjesës së brendshme të dollapit, një varëse për të varur gjithçka atje.
Palos praktikisht gjithçka
Kur themi gjithçka nënkuptojmë gjithçka. Nga peshqirët deri tek bluzat dhe pantallonat. Vendosini ato në çdo sirtar dhe, për organizim shtesë, renditini sipas ngjyrës: nga më e lehta tek më të errëtat.
Varni enët e kuzhinës
Që të mos zini hapësirën në dollap me enët e mëdha, varini në mur. Së pari, vendosni enët më të mëdha dhe më pas kaloni tek ato më të vogla.
Varni varëse rrobash mbi njëra -tjetrën
Varja e varëseve në dollapin tuaj njëra mbi tjetrën kursen shumë hapësirë , pasi në këtë mënyrë zënë shumë më pak hapësirë. /abcnews.al