Këshilla si të kuptoni nëse një produkt është origjinal apo jo

schedule10:07 - 17 Prill, 2021

schedule 10:07 - 17 Prill, 2021

Vlera e përbashkët e mallrave të falsifikuara në të gjithë botën në vitin 2019 ishte 59 miliardë dollarë, thonë studiuesit. Produktet e rreme janë bërë aq të përhapura dhe të kopjuara mirë, saqë nganjëherë është shumë e vështirë për t’i dalluar nga origjinali.

Më poshtë ne do ju tregojmë disa këshilla si ta kuptoni.

1. Asnjë detaj kontakti

Një nga tiparet e produkteve të rreme është se atyre shpesh u mungon informacioni në lidhje me kompaninë që e prodhoi produktin bashkë me detajet e kontaktit. Nëse kompania nuk ofron asnjë adresë, email, faqe interneti ose numrin telefoni për të marrë feedback nga klienti, është një çështje shqetësuese. Ndoshta do të ishte më mirë të shmangni blerjen e produkteve të tilla, informon abcnews.al.

2. Mungesa e disa aksesorëve

Kompani të ndryshme të mëdha u kërkojnë konsumatorëve të jenë të vëmendshëm ndaj të gjithë artikujve shtesë kur blejnë një produkt kryesor. Nëse po blini një celular, sigurohuni që të ketë kufje, karikues dhe udhëzimet që janë të përfshira në paketim.

3. Cilësia e ekranit

Një nga karakteristikat që duhet t’i kushtoni vëmendje gjatë blerjes së një telefoni të ri është shkëlqimi i ekranit. Për shembull, një iPhone 7 origjinal ka një ekran shumë më të errët kur e ndizni për herë të parë sesa një fake, i cili është shumë i ndritshëm, informon abcnews.al.

4. Pozicioni i gabuar i shenjave dhe logove

Para se të blini një produkt të një marke të njohur, së pari kontrolloni mënyrën si janë vënë logot dhe shenjat dalluese. Zakonisht markat vendosin logot në vende specifike, duke përdorur shkronja dhe madhësi unike. Falsifikimet nuk janë aq precize në përgjithësi, dhe lehtë do të jeni në gjendje të përcaktoni nëse produkti është i origjinal apo jo.

5. Modele të pasakta

Kur blini rroba dhe çanta, kushtojini vëmendje të veçantë qepjeve. Në produktet autentike, qepjet do të jenë të pastra, të bukura dhe të drejta, që do të thotë se modelet do të jenë të barabarta. Sidoqoftë, në produktet e rreme, qepjet zakonisht bëhen dobët, dhe modelet duken të pabarabarta dhe të shtrembër.

6. Paketimi i lirë

Markat i kushtojnë shumë vëmendje mënyrës së paketimit të produkteve të tyre, prandaj paketimi i një produkti autentik do të jetë i një cilësie të mirë. Nëse kutia duket e dobët ose me ngjyra të venitura, kjo do të thotë që produkti është i rremë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!