Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këshilla e Van Persie: United të marrë këtë lojtar, është një makinë golash

schedule19:58 - 25 Shkurt, 2020

schedule 19:58 - 25 Shkurt, 2020

Robin Van Persie la Arsenalin në verën e vitit 2012 dhe u transferua te Manchester United. Tre vite zgjati aventura e ish-sulmuesit të njohur në “Old Trafford”. 36-vjeçari ka një këshillë për “Djajtë e Kuq” dhe tregon lojtarin që duhet të marrin.

Në një prononcim për Daily Mail, Van Persie thur elozhe për Edinson Cavanin, të cilin e sheh për mrekulli në skuadrën e Solskjaer. “El Matador” del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe Atletico Madrid e Manchester United po garojnë fort për firmën e tij.

Cavani është në formë, ai është një sulmues i konfirmuar dhe një makinë golash. I ka treguar cilësitë e tij me Napolin, PSG-në dhe Uruguain. Shpresoj që të transferohet te Manchester United, do të shënonte nga 25 gola në sezon. Kam luajtur kundër tij, është një bomber i lindur, ai jeton për të shënuar gola“, deklaron holandezi. /abcnews.al

 

Edinson Cavani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!