Këshilla, cilat janë ngjyrat “e çmendura” të kësaj vere?

schedule10:37 - 22 Korrik, 2020

schedule 10:37 - 22 Korrik, 2020

Vera njihet si stina e ngjyrave dhe nuk kishte se si të bënte përjashtim edhe këtë herë.

Të ftuara në studion “ABC e Mëngjesit”, stilistja Sada Peça dhe blogerja Dorela Behri kanë folur për tendencat e fundit, duke theksuar se në modë janë ngjyra e kuqe dhe portokallia. Ato kanë theksuar se gabime në kombinim bëhen shpesh, madje edhe me rrobat e banjës, pasi përdoren teprime si me vendosjen e aksesorëve të shumë.

Sada: Ajo që do sugjeroja për të mos munguar në garderobën tonë janë kombinimet neutrale, të cilat janë ngjyrat e tokës. Jam e bazuar tek stilistët  më të mëdhenjë se unë. Sigurisht që këto janë ngjyrat që propozohen, por ato që janë më të modë janë ngjyra e kuqe dhe portokall.

Dorela: Ka gabime në kombinimet e strukturave  të veshjeve, mund të ketë ngjyra të ekzagjeruara si përshembull neoni i së verdhës me pink. Too much.

Sada: Vajzat kryesisht gabojnë gjatë verës me rrobat e banjës, pasi zgjedhin më shumë gura. Duhet të jen stil më minimalist, më pak gura, më pak ngjyra.  Kam vënë re që para një jave isha në plazh, pash shum ngarkesë jo vetëm tek rrobat e banjës, edhe tek aksesorët./abcnews.al