Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka importuar energji në vlerën e 7.6 milionë eurove për periudhën 31 tetor deri në 30 nëntor. Në bazë të tenderit vërehet se është importuar 42 mijë megavator me një çmim mesatar prej 181.81 eurosh.
Por kjo sasi është më pak se gjysma e e energjisë që është kërkuar nga KESH. Blerja e energjisë është ndarë në dy periudha për të cilat në total sasia arrin në mbi 105 mijë megavator ndërkohë që Kesh ka mundur të sigurojë vetëm 42 mijë megavator.
Për të plotësuar sasinë e kërkuar pritet që KESH të dalë përsëri në treg për të blerë energji. Aktualisht çmimi i energjisë në bursë që prej disa javëve është stabilizuar në nivelin e 200 eurove për megavator edhe pse pritshmëritë janë për një shtrenjtim në muajt e ardhshëm.
Muaji tetor ka qenë i thatë e me pak reshje, të cilat nuk kanë pasur ndikim në nivelin e ujit në kaskadën e Drinit. Aktualisht niveli në Fierzë rezulton nën 269 metra.
ERE i ka kujtuar qeverisë se çmimi i rritur prej 42 lekësh për ata abonentë që shpenzojnë mbi 800 kWh, hyn në fuqi që prej datës 1 nëntor. Por Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të rritet çmimi i energjisë
Në takimet elektorale të ditëve të fundit kreu i qeverisë ka deklaruar se është qeveria ajo që aplikon çmimet dhe jo Enti Rregullator i Energjisë. /abcnews.al