Kerry: Trump mund të jetë tërhequr nga Marrëveshja e Parisit, por populli amerikan jo

schedule14:58 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 14:58 - 5 Dhjetor, 2023

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për krizën klimatike, John Kerry, prezantoi në Konferencën e OKB-së për Klimën (COP28) në Dubai një plan ndërkombëtar për shkrirjen bërthamore, duke deklaruar se kjo teknologji mund të jetë një shtyllë vendimtare e së ardhmes energjetike të botës.

Duke kritikuar qartë politikën e klimës së Donald Trump, ai tha: “Edhe pse ai u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit, populli amerikan nuk e bëri”.

“Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime për ndryshimet klimatike pavarësisht se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm,” shtoi ai.

John Kerry tha se 35 vende  janë pjesë e projektit, i cili fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin, çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe proçesin rregullator.

“Fusion ka potencialin për të revolucionarizuar botën tonë,” tha John Kerry në COP28.

Shkrirja bërthamore konsiston në bashkimin e dy bërthamave të lehta për të formuar një bërthamë më të rëndë.

Ky reagim është ai që fuqizon yjet, siç është Dielli. Falë kushteve ekstreme të nxehtësisë dhe presionit që mbizotërojnë atje, atomet e hidrogjenit kombinohen për të formuar atome më të rënda të heliumit, duke çliruar një sasi kolosale energjie.

Në Tokë, ky proces mund të arrihet me ndihmën e lazerëve ose magnetëve të fuqishëm. Ka përparësi sepse nuk ka rrezik për një incident bërthamor dhe mbetjet e krijuara janë shumë më pak.

Procesi nuk lëshon gazra përgjegjës për efektin serë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për shkrirjen bërthamore më 8 nëntor.

/abcnews.al