Një ngjarje e rëndë ka tronditur Egjiptin, pasi trupat e tre adoleshentëve u gjetën në një shkretëtirë. Sipas hetimeve, ata vdiqën nga etja pasi humbën rrugën duke kërkuar për ar.
Sipas policisë, u gjetën mjete gërmimi ari, ndërkohë që nuk ka asnjë provë për të ngritur dyshime për vrasje.
Viktimat ishin nga provinca Sohag. Moshat e tyre varionin nga 15 deri në 18 vjeç.
/abcnews.al