Sami Khedira dëshiron të largohet nga Juventusi. Mesfushori gjerman ndihet për mrekulli te bardhezinjtë, por dashuria e thërret. 32-vjeçari është fejuar me Melanie Leupolz, kapitenen e skuadrës së femrave të Bayern Munchen.
26-vjeçarja, e cila aktivizohet në të njëjtin rol si Khedira dhe është pjesë e kombëtares gjermane të femrave prej vitit 2013, do të luajë me Chelsea sezonin e ardhshëm. Calciomercato raporton se lojtari i Juventusit dëshiron ta ndjekë nga pas.
Interesimi nga Premier League nuk mungon. Ëest Ham dhe Wolverhampton janë gati t’i ofrojnë një posti titullari lojtarit gjerman. Tani duhet gjetur marrëveshja me Juventusin, që pret ofertën e duhur dhe nuk dëshiron të bëhet pengesë në këtë transferim… dashurie. /abcnews.al