Kërkojnë ushqim në provincën e zbrazur nga koronavirusi ,14 elefantë dehen me verë

schedule10:15 - 21 Mars, 2020

schedule 10:15 - 21 Mars, 2020

Sipas Live Science një grup prej katërmbëdhjetë elefantësh kanë qënë duke kërkuar ushqim në një fshat në provincën Yunnan në Kinën Jugperëndimore por në vend të misrit dhe ushqimeve të tjera, gjitarët  gjetën mbi 30 litra verë  dhe vazhduan t’a konsumojnë deri në pikën e fundit.

Kafshët u gjetën më vonë të dehur në një kopsht aty pranë.

Një studim i vitit 1984 tregoi që  elefantët  mund të dehen nëse ata kanë në një përmbajtje alkooli në gjak (BAC) prej 0.05-0.1g në 100ml.

Këta gjjtarë kanë proporcionalisht më pak gjak brenda tyre sesa njerëzit, që do të thotë se një elefant me tre ton do të duhej të konsumonte rreth 10 litra alkool që të quhet i dehur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!