Zjarrfikësit britanikë kanë vendosur për të hyrë në grevë për kërkesat e pagave, kjo sipas tyre do të jetë dhe greva e tyre e parë gjatë dy dekadave ka njoftuar sindikata.
Rreth 88% e anëtarëve të Sindikatës së Zjarrfikësve (FBU) votuan në favor të zhvillimit të grevës. Përqindja e pjesëmarrjes në votim arriti në 73%.
Nëntorin e kaluar sindikata hodhi poshtë një propozim për rritje pagash prej 5% .
“Ne e kemi vonuar thirrjen e grevës për të lejuar punëdhënësit të takohen me ne dhe të na bëjnë një ofertë të re. Shpresoj që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Përndryshe, brenda javëve të ardhshme, ne synojmë të shpallim një sërë aksionesh grevë”, tha sekretari i përgjithshëm i FBU, Matt Ruck./abcnews.al/