Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapjat, për masë më të butë sigurie, duke e lënë atë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Më herët gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Çapjan.
Ardian Çapja u arrestua më 29 mars të këtij viti në banesën e tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri, babë e bir. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.
Gjithashtu në kërkim u shpall edhe nipi i tij Florenc Çapja. Gjatë operacionit, në banesën e Ardjan Çapjas, policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një kallashnikov. Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”
Kujtojmë se Ardian Çapja është emër i njohur në Elbasan, ndërsa u ka shpëtuar disa atentateve ndër vite. g.v/abcnews.al