Kërkoi ulje të dënimit, shtyhet seanca për Saimir Tahirin

schedule12:06 - 24 Shkurt, 2023

schedule 12:06 - 24 Shkurt, 2023

Është shtyrë seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ky i fundit nuk është paraqitur për arsye shëndetësore.

Tahiri ka kërkuar nga Gjykata e Elbasanit uljen e dënimit me 1.6 vite burg, duke kërkuar që t’i njehet periudha e shërbimit të provës.

Njoftimi:

Përshëndetje.

Në vijim të kërkesës tuaj, ju bejmë me dije se seanca gjyqësore me kërkues z. Saimir Tahiri me objekt “Llogaritje e vuajtjes së dënimit, është çelur sot më datë 24.02.2023 në orën 09:24, në prezencë të prokurorit të çështjes dhe në mungesë të avokatit përfaqësues të kërkuesit z. Saimir Tahiri, i cili ka paraqitur kërkesë për shtyerje seance për arsye shëndetësore dhe në mungesë të kërkuesit z. Saimir Tahiri edhe pse gjykata i është drejtuar me kërkesë për shoqërim Instituconit të Ekzekutimeve Penale.

Seanca gjyqësore është celur sikurse ishte paracaktuar nga gjykata dhe sikurse ishin njoftuar palët në proces, sot më datë 24.02.2023, por nuk është zhvilluar shqyrtimi gjyqësor për shkak të kërkesës për shtyrje të paraqitur nga avokati i kërkuesit z. Saimir Tahiri.

Seanca e rradhës është planifikuar për shqyrtim nga gjykata në datë 10.03.2023 ora 09:15.

Faleminderitr.t/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!