Kërkoi të bënte selfie mbi ujëvarë, vdes turisti 18-vjeçar

schedule21:19 - 8 Shtator, 2018

schedule 21:19 - 8 Shtator, 2018

Një rënie prej gati 200 metrash për të bërë një selfie. I  riu izraelit po shëtiste me nënën e tij në Parkun Kombëtar të Yosemite.

Një i ri izraelit vdiq pasi u rrëzua nga maja e një ujëvare në Parkun Kombëtar të Yosemite të Kalifornisë, ndërsa sipas të dhënave i riu po përpiqej të bënte një foto. Kërkimi për selfien e përsosur i ka kushtuar jetën e tetëmbëdhjetëvjeçarit, i cili ra nga Ujëvarat e Nevadës, rreth 180 metra të larta, ku ai kishte dalë shëtitje me nënën e tij. Lajmi është raportuar nga “Times of Israel” dhe u mor nga “Cbs News”, bëjnë të ditur mediat italiane.

Dinamika që shkaktoi vdekjen e Tomer Frankfurter nuk është krejtësisht e qartë. Ndihmësi i gjykatave lokale, Andrea Steëart, tha se ndoshta ishte një aksident. Nëna, e intervistuar nga gazetarët izraelitë, ilustroi të dhënat e autoriteteve: djali i saj do të kishte rrëshqitur nga shkëmbinjtë pranë majave të ujëvarave, ndërkohë që po përpiqej të bënte një selfie. Të ardhur nga Jeruzalemi, ata po pushonin prej dy muajsh në Shtetet e Bashkuara, përpara se i riu t’i bashkohej me ushtrisë.

Zëdhënësi i Parkut Kombëtar Yosemite, Jamie Richards shpjegoi se shkaqet e vdekjes janë nën hetim dhe nuk mund të japë më shumë detaje. Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi vdekjen për “Jerusalem Post” dhe tha se ishte në kontakt me autoritetet amerikane për të organizuar transferimin e trupit të të riut në Izrael.

Fundi tragjik i 18-vjeçarit ndodhi disa muaj pas aksidentit të fundit fatal në Yosemite: sipas “CBS News”, në qershor të këtij viti, dy alpinistë amerikanë vdiqën, ndërsa përshkonin rrugën Freeblast në malin El Capitan. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!