Kërkoi rrëzimin e vendimit që e largoi nga detyra, Kushtetuesja refuzon kërkesën e gjyqtares

schedule15:00 - 11 Qershor, 2021

schedule 15:00 - 11 Qershor, 2021

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha për vendimin e KLGJ në lidhje me shkarkimin nga detyra. Hoxha ndodhet pas hekurave pasi u arrestua nga SPAK për korrupsion ndërsa gjykata i ka refuzuar disa herë kërkesën për lehtësim të masës së sigurisë.

Kjo e fundit u arrestua nën akuzën e korrupsionit, ku në këmbim të shumave të mëdha monetar ndërhynte për uljen e dënimit për të burgosurit në mënyrë që ata të liroheshin.

Gjyqtarja ishte lakuar prej vitesh në media për lirimet e të dënuarve për jetë. Me urdhër të SPAK, Enkelejda Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë më 11 shkurt me akuzën e korrupsionit.

Ata u akuzuan se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!