Gjykata ka rrëzuar kërkesën për revokimin e masës për Izet Haxhinë. Izet Haxhia kërkoi lirimin nga burgu. Avokati i tij është shprehur, se procesi po vijon të gjykohet politikisht.
Rrëzimi i kërkesës për revokim të masës së sigurisë “arrest në burg” është bërë pasi sipas gjykatës është prishur vendimi i kompetencës nga Gjykata e Lartë dhe afatet fillojnë nga e para.
Sipas mbrojtësit Beqiri arsyetimin në fjalë nuk e parashikon ligji dhe ndryshe është zbatuar për shtetas të tjerë shqiptarë.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, çështja e Izet Haxhia u bë objekt diskutimesh dhe pingpong midis gjykatave për çështje kopetence.
Fillimish dosja ishte në ish- gjykatën e krimeve të rënda e cila shpalli mos kopetencën dhe ja kaloi gjykatës së tiranës.
Kjo e fundit e dërgoi në Gjykatë të Lartë pasi pretendoi se ishte kopetencë e gjykatës së posaçme për të gjykuar Ish-truprojen e Sali Berishës. Gjykata supreme vendosi që këtë çështje duhet ta hetoj Gjykata Penale./abcnews.al