Është shtyrë sërish gjyqi në Apel për Alfred Belerin. Theksohet se Beleri kërkonte leje të të posaçme për t’u betuar në këshillin bashkiak të Himarës.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 24.01.2024.
I zgjedhur në zgjedhjet vendore të 14 majit si kryetar i Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Beleri, u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.