Kërkoi dhuratë një protezë, Kel Demi bën gjestin e veçantë për vogëlushin që ka kryer 14 operacione

schedule08:32 - 6 Tetor, 2020

schedule 08:32 - 6 Tetor, 2020

Ditën e sotme në emisionin “Abc e Mëngjesit” u prezantua rasti i vështirë i një vogëlushi nga Fushë-Kruja, që kishte kryer plot 14 operacione. Ndërkohë, ditën e premte pritet të realizohet edhe një tjetër operacion i mundësuar nga Spitali Amerikan.

LEXO EDHE: 7-vjeçari që do dhuratë për ditëlindje një protezë, Spitali Amerikan mundëson ndërhyrjen e vështirë

Ndërkohë në një lidhje me Skype, vetë Ronaldo ka treguar se shumë shpejt ka ditëlindjen dhe do të dëshironte si dhuratë një protezë.

Mirëpo, në një moment marrë spunto nga situata e vështirë, moderatori Enkel Demi ka bërë një gjest të veçantë.

Nisur nga emri i 7-vjeçarit, Ronaldo, Keli ka vendosur t’i dhurojë bluzën e tij, të cilën e ka me mbishkrimin e futbollistit Cristiano Ronaldo.

“Mund të bëjë një gjë për ty, mund të të jap bluzën time të firmosur nga Cristiano Ronaldo për ty. Është shumë e vështirë për mua, po do ta jap. Dhuratën e parë për ditëlindje e more”, tha Demi. l.k/abcnews.al