Kërkoi azil në Spanjë, Sanchez takohet me liderin e opozitës së Venezuelës

schedule22:44 - 12 Shtator, 2024

schedule 22:44 - 12 Shtator, 2024

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u takua me liderin e opozitës venezueliane  Edmundo Gonzalez Urrutia, një ditë pasi Parlamenti spanjoll i kërkoi qeverisë të njohë fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të korrikut.

Gonzalez, 75 vjeç, i cili kërkohet në Venezuelë për komplot dhe krime të tjera, aplikoi për azil në Spanjë të dielën ndërsa Sanchez ishte në Kinë.

Pak pas mesditës, Sanchez postoi në Platformën X duke theksuar; “Unë mirëpres ngrohtësisht Edmundo Gonzalez Urrutia në vendin tonë,” duke siguruar se Spanja do të vazhdojë “të punojë për demokracinë, dialogun dhe të drejtat themelore të popullit vëlla të Venezuelës”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!